Sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ata që po bëjnë me gisht e po kërcënojnë, nuk kanë lënë gjë pa premtuar e pa ofruar, për të qenë në pushtet.
Sipas Mustafës, po ata kanë dhënë mbështetje për Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandate, gjenerozitete për pakicat, vazhdim të dialogut dhe implementim të marrëveshjeve.
“Sa për mua është e qartë se njerëzit e LDK-së i kanë vra e i kanë kërcënuar por kurrë nuk janë dorëzuar. E kanë kërcënuar edhe Ibrahim Rugovën, janë likuiduar shumë veprimtarë të LDK-së por fryma shtetndërtuese nuk është ndalë. Nuk do ta ndalni as ju!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/


