Arrestimi i Kurtit mat potencialin e trazirave

PUBLIKUAR

Policë e protestues të lënduar, vetura të djegura, objekte të tjera të demoluara është bilanci i demonstratave që plasën pas arrestimit të ish-liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në mbrëmjen e së hënës.

Ka mjaftuar vetëm një alarm i partisë më të madhe opozitare, “Vetëvendosje”, se lideri “shpirtëror” i kësaj partie u arrestua nga Policia dhe qindra protestues të barrikadohen para Stacionit Policor në Prishtinë, shkruan ‘Zëri’.

Menjëherë ka plasur përleshja e aktivistëve më radikalë të LVV-së dhe Policisë, që rezultoi me dhunë deri në momentin kur u dha lajmi se deputeti Kurti u lirua.

Policia gjatë gjithë kohës përdori gazin lotsjellës dhe spërkatësin neutralizues, ndërsa protestuesit përveç gurëve kanë djegur edhe koshat e mbeturinave, si dhe disa vetura zyrtare.

Albin Kurti, deputet i Kuvendit të Kosovës, u arrestua nga Policia me urdhër, siç u tha, të Prokurorisë, pas dyshimit për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti është ndaluar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Qendror të Policisë në kryeqytet. Ai ka qenë bashkë me deputetin dhe shefin e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, dhe dy aktivistë të tjerë të kësaj Lëvizjeje, që ishin duke u kthyer nga një aktivitet nga Shkupi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kujdes nga temperaturat e larta, sot me vapë përvëluese

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta. “Moti...

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës, nuk ka kolona të gjata

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...