Klopp: E marrim seriozisht koronavirusin, por s’duhet të çmendemi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se klubi i tij është duke e marrë shumë seriozisht rrezikun nga koronavirusi, mirëpo ka shtuar se ende nuk është marrë vendim për ndryshimin e ndeshjeve të planifikuara për turneun parasezonal, që thuhet se disa do të luhen në Azi.

Koronavirusi, që u shfaq fillimisht në provincën Hubei në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, tani është përballur në 53 vende dhe i ka lënë të vdekur më shumë sesa 2800 persona, transmeton Gazeta Express.

Në Itali, që është vendi me më së shumti raste të identifikuara me koronavirus në Evropë, do të luhen pesë ndeshje të Serisë A prapa dyerve të mbyllura këtë fundjavë, përfshirë këtu derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit, të dielën në Torino.

Në Premierligë, Neëcastle i ka ndaluar përshëndetjet me duar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, përderisa Arsenali është mes klubeve që u ka kërkuar mysafirëve ta plotësojnë një formular lidhur me gjendjen shëndetësore.

“S’kemi vendosur ende për ndeshjet e turneut parasezonal, s’kemi menduar ende për ndryshime në agjendë. Departamenti biomjekësor… të gjitha këshillat i marrim nga ata”, ka thënë Klopp.

“Por, nëse ju nga mediat vini këtu dhe nuk i shtrëngoni duart mes vete, unë jam vetëm dy metra larg jush, kështu që çfarëdo që të keni ju, unë s’mund ti shmangen. Unë e bëra një intervistë jashtë dhe isha edhe më afër gazetarit sesa tani’.

“Shpresoj që do të zhduket, por për momentin ne ballafaqohemi me të si çdo njeri tjetër, e marrim seriozisht dhe ndoshta nuk i bëjnë disa gjëra që do t’i bënim zakonisht. Por, është si kur fillon të përhapet gripi sezonal. Për ne është e njëjta”.

“Askush s’na ka thënë se s’mund të luajmë futboll dhe, deri atëherë, ne do të vazhdojmë të luajmë futboll. Ëshët e rëndësishme ta marrin seriozisht, por të mos çmendemi dhe shpresojmë ta gjejmë një zgjidhje të shpejtë”.

Ndërkohë, klubi i La Ligës, Valencia, që luajti javën e kaluar në Milano të Italisë – ku është përhapur shpejt virusi Covid-19 – i ka anuluar të gjithë takimet josportive që mund t’i rrezikojnë lojtarët dhe stafin e klubit.

Këtu përfshihen edhe konferencat para dhe pas ndeshjeve, pasi që edhe një gazetar është konfirmuar se është prekur nga koronavirusi.

Një tifoz 44-vjeçar i Valencias, që e ndoqi ndeshjen e javës së kaluar kundër Atalantas në San Siro, gjithashtu doli pozitiv për koronavirus. Kjo ka bërë që Valencia të ndërmarrë disa masa higjienike para ndeshjes të fundjavës në shtëpi kundër Real Betisit.

Ndërsa, qeveria zvicerane i ka pezulluar të gjitha eventet sportive ku do të merrnin pjesë më shumë sesa 1000 njerëz, për një kohë të pacaktuar. Si rrjedhojë, Federata e Futbollit e Zvicrës i ka suspenduar ndeshjet e xhiros së 24-të të dy ligave të veta.

Pesë ndeshje të ligës së nivelit të parë të futbollit ishin planifikuar të zhvillohen këtë fundjavë, pasi që të pesta ato pritej të kishin më shumë sesa 1000 njerëz të pranishëm në stadiume. Liga të premten e konfirmoi se edhe ndeshjet në të ardhmen mund të duhet të zhvillohen pa tifozë në stadiume. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...