Pogba: Liverpooli e meriton titullin e Premierligës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka pranuar se Liverpooli është shumë përpara ekipeve të tjera në Premierligës, përkundër që ai s’dëshiron që klubi rival i tij ta fitojë trofeun e shumëpritur të Premierligës.

Liverpooli është në rrugë të drejtë për ta fituar titullin e këtij sezoni të Premierligës, pasi që Reds janë 22 pikë para Manchester Cityt, që është i dyti në tabelë, pas fitores të së hënës me rezultat 3:2 kundër West Hamit, transmeton Gazeta Express.

Reds për momentin janë ende të pamposhtur në këtë sezon të Premierligës, ndërsa Manchester Unitedi mbetet skuadra e vetme që i ka marrë pikët Liverpoolit, në barazimin mes dy skuadrave në pjesën e parë të sezonit.

Pogba e pranon se Liverpooli është dominues këtë sezon në Premierligë, mirëpo ai s’është aspak i kënaqur me këtë situatë.

“Ata janë shumë para të gjithë të tjerëve. Ata s’e kamë humbur ende asnjë ndeshje këtë sezon në ligë. Tashmë e kanë një dorë në trofeun e Premierligës”, ka thënë Pogba në një intervistë të dhënë për ESPN.

“Si lojtar i Manchester Unitedit dhe për shkak të rivalitetit mes nesh, ne nuk duam që ata fitojnë titullin. Ne nuk duam që askush përpos nesh të fitojë, por si tifoz i futbollit dhe lojtar i skuadrës kundërshtare që ka respekt, unë duhet ta pranoj se ata e meritojnë të jenë aty ku janë sot”.

“Ata kanë qenë edhe më të mirë sesa sezonin e kaluar, kur e fituan titullin e Ligës së Kampionëve, dhe para atij sezoni, kur e humbën finalen [kundër Real Madridit]”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...