Reagon Pacolli: Shpjegon se si u realizua fotoja me Edi Ramën në “Elbasan Arena”

PUBLIKUAR

Lideri i AKR’së ka dhënë një shpjegim rreth fotografisë që ka bërë mbrëmë në “Elbasan Arena”. Ai ka thënë se ajo është njëra nga shumë fotografitë që ka bërë në bufenë e stadiumit të Kombëtares.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij në Facebook.

Po shoh “Gazeta Express” dhe disa “media” të tjerë që po merret me një guri që e ka hedhur një budalla në lumë dhe 100 të mençur po e kërkojnë. “Express” sigurisht nuk e ka hedhur e para gurin. As unë skam ndërmend ta kërkoj këtë gur. Nuk është mirë që edhe portalet serioze të mbyten me një pikë… ujë që e prodhojnë portale joserioze. Se pastaj mbi këtë ujë mbytet…dikush tjetër….

Fotografia ime me Kryeministrin Rama është njera ndër shumë foto që është bërë në një tavolinë të bufesë së tribunës së stadiumit të Kombëtares. Dhe jo në ndo një zyre! Në atë tavolinë si në gjithë tavolinat e bufesë dhe si në çdo bufe të çdo stadiumi në botë ku ndeshen dy ekipe kombëtare, ka dy flamuj të tyre. Në çdo kohë, në atë tavolinë ishin 7 vetë, 3 prej të cilëve gjermanë. Një ministre gjermane, dy diplomatë, zonja Rama, zonja Kusari-Lila, vëllai im Emini, etj.

Qetsohuni burra: mos kërkoni gurë në lumë me sy mbyllur. Mos nxirrni dhjamë prej pleshtit!

SHIKO MË SHUMË

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...