Gazeta turke zbulon arsyen prapa rënies në formë të Vedat Muriqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Ylli kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, nuk ka arritur ta shfaqë më të mirën e tij në fushën e lojës në tri ndeshjet e fundit shkaku i kritikave që i janë bërë jashtë fushës së blertë, sipas gazetës turke Milliyet.

Akuzat dhe kritikat publike, veçanërisht në rrjete sociale, vazhdojnë ta mërzisin Vedat Muriqin. Reagimet e fundit ndaj 25-vjeçarit, pas ndëshkimit të tij me karton të kuq në ndeshjen kundër Gaziantepit, e kanë ndikuar në aspektin psikologjik futbollistin, shkruan Milliyet, transmeton Gazeta Express.

Muriqit i pengoi që mediat raportuan se ai e kishte marrë qëllimshëm atë karton të kuq dhe ai beson se kritikat që iu bënë pas atij incidenti ishin të padrejta. Përkundër kësaj, Muriqi është duke tentuar të qëndrojë i përqendruar në ndeshje dhe ta bëjë punën e tij pa u ankuar dhe pa e komentuar këtë situatë me të tjerët.

Tani, futbollisti kosovar luan me presionin e katër kartonëve të verdhë dhe një kartoni të kuq në këtë sezon të Superligës turke dhe duhet të tregohet shumë i kujdesshëm për të mos u ndëshkuar edhe një herë, pasi që atëherë do ta priste ndonjë dënim disiplinor nga ana e Federatës.

Muriqi nuk dëshiron të mungojë në asnjë ndeshje të Fenerbahces këtë sezon pasi që skuadra e tij po garon për titullin e kampionit. Megjithatë në të kanë ndikuar komentet e fundit, ndërsa edhe spekulimet për të ardhmen e tij kanë qenë të vështira për t’i injoruar.

Ai do të tentojë të mos ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen e së shtunës kundër Ankaragucu, pasi që dëshiron të luajë në ndeshjen vijuese kundër Galatasarayt, që e ka rival për titullin e kampionit.

Kosovari ka luajtur në 20 nga 21 ndeshjet e ligës deri më tani dhe i ka shënuar 12 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në skuadër. Me golat e tij, ai i ka ndihmuar Fenerbahces që të jetë vetëm katër pikë larg liderit të tabelës, përkundër që radhitet në pozitën e gjashtë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...