Ballist Morinës, tifozit më të famshëm shqiptar që u arrestua sot në Tiranë me dy armë iu gjetën edhe 36 bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”.
“Në rrugen “Petro Nini Luarasi”, efektivet e Komisariatit nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fuoristrade Range Rover me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina, i cili është arrestuar se bashku me 3 shtetas të tjerë, u konstatua një armë zjarri tip pistoletë të cilën e kishte pa leje përkatëse”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
Pas arrestimit, ai ka thënë se armën e mbante për vetëmbrojtje.Por ku i gjeti Ballist Morina 36 bileta për ndeshjen, në një kohë kur për tifozët ka qenë një peripeci e vërtetë për të gjetur qoftë edhe një biletë. Çdonjëra kishte emrin e një personi, por nuk dihen ende emrat se për kë ishin caktuar.
Poliicia thote se te gjithe personat qe kishin emrin ne bilete do te shoqerohen dhe do te merren ne pyetje.
Nga verifikimi paraprak, biletat rezultojnë të rregullta, pasi fillimisht u hodhën dyshime se mund të ishin të falsifikuara. Sakaq, ato do verifikohen nga krimi ekonomik per elementet e sigurise
Është ende e paqartë se çfarë ka pasur në mendje për ndeshjen e kthimit në Shqipëri më Serbinë, pas ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit.
Ismail Morina u kap me pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë si dhe gjatë kontrollit të makinës së tij i është gjetur një pistoletë tjetër TT me 30 fishekë, efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje ku filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të:
“Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” në ngarkim të shtetasit Ismail Morina , lindur ne Kukës dhe banues në Tiranë. Si dhe për “Moskallëzimin e Krimit” në ngarkim të shtetasve : Erion Bahushi , 22 vjeç lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, Denis Balla, 21 vjeç lindur dhe banues në Tiranë dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
“Në rrugen “Petro Nini Luarasi”, efektivet e Komisariatit nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Fuoristrade Range Rover me drejtues mjeti shtetasin Ismail Morina, i cili është arrestuar se bashku me 3 shtetas të tjerë, u konstatua një armë zjarri tip pistoletë të cilën e kishte pa leje përkatëse”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
Pas arrestimit, ai ka thënë se armën e mbante për vetëmbrojtje.
Ballist Morina. Morina është personi që ngriti dronin në Beograd dhe ekzistonin dyshimet që ai mund të bënte ndonjë tjetër provokim në ndeshjen e nesërme në Elbasan.





