Windows 10 i instaluar në 110 milionë pajisje

PUBLIKUAR

Duke qenë se Windows 10 është një përditësim që vjen falas për përdoruesit e Windows 7 dhe 8, nuk duhet të jetë befasi që shumë njerëz e kanë marrë atë për ta parë se si performon versioni më i ri i sistemit të tyre operativ.

Në fakt, vetëm një ditë pas lansimit, Windows 10 kishte arritur të shkarkohej 14 milionë herë, ndërsa një muaj më pas sasia e instalimeve të këtij versioni të sistemit operativ arriti në 75 milionë.

Ndërsa sot në ngjarjen e Microsoft është thënë se Windows 10 tani është në më shumë se 110 milionë pajisje i instaluar, dhe kjo shifër është arritur për vetëm 10 javë.

Vetëm 8 milionë nga ky total janë instalime që janë bërë nga përdoruesit e biznesit. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...