Konfiskohen mbi 39 kilogramë substancë narkotike

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit të informacioneve relevante nga burime policore në terren, dje, me 4 tetor 2015 rreth orës 23:25, ka realizuar një operacion policor anti-drogë, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit.

Gjatë realizimit të operacionit policor është ndaluar për kontroll një kamion, me ç’rast gjatë kontrollimit në rimorkion e kamionit e cila ishte e ngarkuar me rërë është gjetur e fshehur sasi e paketimeve të narkotikëve.

Me këtë rast është arrestuari i dyshuari: B. F.1989.

I dyshuari, drejtuesi i kamionit, e kishte fshehur sasinë e narkotikëve nën rërë, ku dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja , posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Substanca e konfiskuar e narkotikëve pas matjes ka rezultuar të jetë: 39.778 KG (39 kilogramë e 778 gramë).

Hetimet lidhur me prejardhjen dhe destinacionin e substancës së dyshuar janë në proces.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i krimeve të rënda dhe me aktvendim të tij i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...