Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zvicër, Shefqet Dibrani në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjinit ka drejtuar një mori akuzash ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Ai theksoi se Isa Mustafa, është kthyer në një marionetë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi dhe se problemet në LDK kanë filluar me ardhjen e tij në krye të partisë.
Ai tha se Mustafa e ka futur LDK-në në një batak, duke nxjerrë një shtresë servile të cilët qëndrojnë afër tij – njerëz që me shkollimin e tyre nuk kanë treguar afinitetit në situatat e caktuara.
“Isa Mustafa e ka futur LDK-në në një moçalishte, dhe se ai pranë vetes ka zgjedhur të ketë njerëz injorantë dhe të dobët në aspektin profesional”, ka thënë ai.
“Me këtë njerëz, Mustafa është e pamundur që ta nxjerrë LDK-në nga kjo gjendje”, ka thënë Dibrani. /Telegrafi/


