Fillon numërimi mbrapsht i orës për Albin Kurtin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Derisa Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdojnë të mos sprapsen nga qëndrimet e tyre për pozitën e kryeparlamentarit, tashmë ka filluar numërimi mbrapsht i orës për liderin e LVV-së Albin Kurtin. Kurti, si mandatar për kryeministër, ka vetëm edhe 5 ditë për ta paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit të Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Të martën përfundon afati kushtetues që ka mandatari për kryeministër Albin Kurti ta formojë qeverinë e re të Kosovës ose në të kundërtën mbetet në diskrecionin e presidentit të vendit Hashim Thaçit se kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e qeverisë së re.

E teksa ditët po kalojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të mos kenë një marrëveshje bashkëqeverisëse, pasi që cak i dallimeve të tyre vazhdon të jetë pozita e kryeparlamentarit të Kosovës. Kësisoj, në takimin e fundit të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës dy liderët konfirmuan qëndrimet e tyre të palëkundura, por asnjëri nga ta nuk ngriti flamurin e kuq për dështimin e negociatave.

LDK-ja pretendon që pozitën e kryetarit të Kuvendit ta mbajë deri në ditën kur Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, diku në pjesën e parë të vitit 2021, derisa Vetëvendosja mbetet e bindur se kjo pozitë nuk negociohet. Ndërkohë të mërkurën shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, bëri edhe një herë thirrje për formimin sa më shpejtë të qeverisë së re, me qëllim që sa më parë të plotësohen reformat e përcaktuara nga BE-ja.

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...