Edhe nëse nuk keni informacion rreth emrave të ‘domain’-eve ose vlerës së tyre, me siguri e mendoni se “Google.com” mund të jetë në shitje vetëm për shuma jashtëzakonisht të mëdha.
Por një student dhe ish-punonjës i Google, Sanmay Ved arriti ta blejë atë vetëm për 12 euro, por e kishte atë në pronësi vetëm për një minutë.
Këtë përvojë ai e postoi në “LinkedIn”, ku tha se po bënte një kërkim të rastësishëm të emrave të domain-eve, kur gjeti se “Google.com” ishe e lirë.
Ai klikoi për të kryer pagesën dhe pronësia e “Google.com” kaloi tek ai, megjithëse për vetëm 1 minutë. Gjatë kohës që Ved ishte pronar i “Google.com”, ai tha se kishte marrë mesazhe nga webmasteri i Google, si edhe njoftime nga faqe të tjera interneti, të cilat janë në pronësi të Google, duke treguar se në të vërtetë ishte pronar i saj, transmeton tch.


