Pasi Neymari e zbuloi se nuk i pëlqejnë gjarpërinjtë, bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain vendosën ta frikësojnë atë duke ia vendosur një gjarpër të rremë në dollapin e tij në zhveshtore.
TË martën në kampin stërvitor të PSG-së, Camp del Loges, kur skuadra po bëhej gati për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës kundër Stade de Reims, Neymari shkoi te dollapi i tij në zhveshtore, ku e gjeti një gjarpër të rremë mbi rrobat e tij, transmeton Gazeta Express.
Brazili frikësohet sapo e vëren gjarprin dhe pastaj kthehet duke sharë drejt bashkëlojtarëve, para se të fillojnë të gjithë të qeshin.