Agjencia Kundër Korrupsionit ka një kërkesë për deputetët që po e përfundojnë mandatin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Zyrtarëve politik që po e përfundojnë mandatin pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja, dhe para formimit të qeverisë re, u janë përcaktuar disa obligime shtesë.

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka kërkuar nga ta që ta deklarojnë pasurinë e tyre para largimit nga funksioni publik

Kësisoj, AKK ka kërkuar nga funksionarët publik që ta paraqesin pasurinë e tyre në afatin e rregullt kohor.

Nga AKK thonë për lajmi.net se të gjithë zyrtarët publik janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre, me rastin e marrjes së detyrës dhe gjithashtu pas largimit nga funksioni publik.

“Bazuar në ligjin nr. 04/l-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, si dhe ligjin nr. 04/l -228 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-050,  të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar të deklarojnë pasurinë me rastin e marrjes së detyrë dhe pas largimit nga funksioni publik, gjithashtu janë të obliguar të paraqesin pasurin edhe në afatin e rregullt vjetor dhe sipas kërkesës së Agjencisë kundër Korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për lajmi.net.

Në këtë formë, AKK ka kërkuar nga deputetët e legjislaturës së re dhe asaj të vjetrës, që mos ta tejkalojnë afatin e deklarimit të pasurisë.

“Agjencia kundër Korrupsionit ka kërkuar të respektojnë afatet e deklarimit të pasurisë për Deputetët e legjislaturës së VI pas mbarimit të mandatit, dhe legjislaturës së VII me rastin e marrjes së detyrës”, ka thënë Agron Behrami nga Agjencia Kundër Korrupsion për lajmi.net.

E një gjë të tillë, AKK nuk e ka kërkuar për kabinetin qeveritar.

Kjo me arsyetimin se të njëjtit persona po i ushtrojnë ende funksionet e tyre publike.

“Ndërsa sa i përket kabinetit Qeveritar, Agjencia kundër Korrupsionit nuk ka kërkuar deklarimin e pasurisë pasi që këta zyrtar të lartë publik ende ushtrojnë funksionet publike”, thotë Agron Behrami nga AKK.

Vonesa në krijimin e Qeverisë i ka “amnistuar” për pak kohë zyrtarët e qeverisë, që kanë pak më shumë kohë ta deklarojnë pasurinë e tyre në AKK.

Me ardhjen e qeverisë së re, secili anëtar i ri i kabinetit qeveritar, apo ministrive është i obliguar që pasurinë e vetë ta deklarojë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Të dhënat mbi pasuritë e zyrtarëve, janë gjithmonë publike në faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...