Ibrahimovic e regjistron një rekord në Serie A

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Sulmuesi suedez bëhet futbollisti që e ka arritur më së shpejti shifrën e 150 fitoreve të shënuara në Serie A

Zlatan Ibrahimovic e ka shkruar një faqe të re të historisë në futbollin italian, shkruan Gazeta Express.

Falë fitores së shënuar nga Milani ndaj Udineses, sulmuesi suedez është bërë futbollisti që e ka arritur më së shpejti kuotën e 150 fitoreve në Serie A, që kur fitoret llogariten me tri pikë.

Ibra i ka zhvilluar 222 ndeshje në kampionatin italian me Juventusin, Interin dhe Milanin dhe prej tyre i ka regjistruar plot 150 fitore.

Statistika impresionuese këto, duke e treguar edhe një herë vlerën e padiskutueshme të numrit 21 të “Rossoneri”.

Ibrahimovic u rikthye në futbollin italian këtë muaj pas eksperiencës amerikane me Los Angeles Galaxy. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...