Goli i Salah kundër Unitedit, si i Shaqirit kundër Serbisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Mohamed Salah ka shënuar sot një gol në minutat shtesë të ndeshjes kundër Manchester United. Por, goli i tij kishte shumë ngjashmëri me golin e Xherdan Shaqirit kundër Serbisë, të cilin ai e shënoi në Botërorin Rusia 2018.

Për dashamirët e futbollit, goli i Mohamed Salah sonte kundër Manchester United ia ka kujtuar atë golin e shënuar në minutat e fundit të Xherdan Shaqirit kundër Serbisë.

Mohamed Salah shënoi sonte në minutën e 93-të te ndeshjes gol pasi mori një asist përfekt nga portieri i Liverpoolit, Alisson Becker.

Salah u gjend përballë portierit të United duke shënuar një gol pothuajse identik sikurse bëri Shaqiri kundër portierit të Serbisë.

Goli i Salah

Dallimi qëndron këtu se megjithatë Shaqiri topin e kishte marrë nga mesfushori serb Gavranovic që mbron ngjyrat e kombëtares se Zvicrës dhe kishte shënuar në minutën e 91-të për epërsinë 2-1 të Zvicrës.

Kujtojmë se Salah dhe Shaqiri tani luajnë në të njëjtën skuadër, Liverpool.

Goli i Shaqirit

Shaqiri nuk u paraqit sonte për Liverpoolin, madje nuk ishte as në bankë rezervë, por vitin e kaluar Shaqiri ishte lojtari që ia fitoi ndeshjen Liverpoolit kundër Manchester United, pasi që nga banka kishte ardhur dhe kishte shënuar për skuadrën e Reds. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...