Vieira tregon sa të vështirë e kishte ta menaxhonte Balotellin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Ish-mesfushori legjendar i Arsenalit, Patrick Vieira, nuk ka shumë gjatë që e ka nisur karrierën e tij si trajner, mirëpo ai e pranon si sfida më e vështirë për të deri më tani ka qenë të jetë trajner i Mario Balotellit.

Pas pensionimit nga karriera si futbollist profesionist,  Patrick Vieira filloi të punonte në Manchester City si drejtor ekzekutiv në klub për zhvillimin e akademisë, transmeton Gazeta Express.

Ai pastaj u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u bërë trajner i klubit të MLS New York City FC, para se të shkonte në Nice para fillimit të sezonit 2018/19.

Njëri ndër lojtarët të cilin Vieira e kishte në drejtim ishte Balotelli, i cili është i famshëm për temperamentin e tij dhe për tendencën e tij që t’i ndërrojë klubet rregullisht.

Italiani zgjati vetëm disa muaj në Nice me Vieiran si trajner, para se të kalonte në Marseille. Tani ai është në klubin e vendlindjes, Brescian, dhe Vieira e pranon se ai e kishte pasur të vështirë të punonte me sulmuesin.

“Mendësia e Marios nuk është shumë e përshtatshme për sportet kolektive. Filozofia që unë doja ta aplikoja në klub, unitetin dhe etikën e punës që doja ta sillja… e kisha ta vështirë të punoj me një lojtar si Mario”, ka thënë Vieira.

“Ishte shumë e vështirë për ne të dy të bashkëpunojmë, kështu që vendosëm t’i ndajmë rrugët”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...