Sarri e pranon: Më pengon që Messi ka më shumë Topa të Artë sesa Ronaldo

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka pranuar se atij i pengon fakti që kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ka më shumë Topa të Artë të fituar në karrierë sesa ylli i bardhezinjve, Cristiano Ronaldo.

Me Messin në krye të Barcelonës dhe me Ronaldon në krye të Real Madridit nga viti 2009 deri më 2018, dy yjet e dominuan botën e futbollit dhe i fituan 11 nga 12 Topat e Artë të fundit – vetëm Luka Modric arriti ta thyejë këtë duopol në vitin 2018, transmeton Gazeta Express.

Pas katër vjetëve pa këtë çmim, Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë këtë vit – duke e lënë prapa lër një Ronaldon, i cili e ka fituar këtë çmim pesë herë në karrierë.

Mirëpo, Sarri e ka cilësuar këtë fakt bezdisës dhe ka thënë se do të tentojë t’i ndihmojë Ronaldos ta barazojë sërish rekordin e Messit për Topa të Artë.

“Do të më pëlqente ta ndihmoj Cristianon ta fitojë Topin e Artë për herë të gjashtë”, ka thënë Sarri, në një konferencë për media.

“Është me të vërtetë bezdisëse kur e mendon që dikush ka fituar më shumë Topa të Artë sesa ai”.

“Unë mendoj për të dhe mendoj se si mund t’i ndihmoj atij. Është qëllimi dhe i skuadrës t’i ndihmojnë, pasi që kjo është e drejtë për të”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...