Zbulohet plani i madh i Chelseat nëse Willian largohet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Drejtuesit e Chelseat, në krye me Roman Abramovichin, kanë bërë plan ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmundi këtë verë, në rast se Willian largohet nga klubi londinez.

Gjatë kohës së fundit, Willian është përfshirë në një përplasje me drejtuesit e Chelseat shkaku i kontratës së tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Chelsea insiston se i ka ofruar Willianit kontratë të re, mirëpo futbollisti besohet se e dëshiron një kontratë më të gjatë sesa njëvjeçare. Siç qëndron situata aktualisht, braziliani do të largohet në fund të sezonit.

Edhe nëse ndodh kjo gjë, Chelsea nuk do të shqetësohet shumë pasi që drejtuesit tanimë e kanë bërë një plan për ta zëvendësuar brazilianin. Në vend të Willian, londinezët duan ta transferojë yllin anglez Jadon Sancho.

Sancho është spekuluar për një transferim në Premierligë gjatë muajve të fundit, pas përplasjes me trajnerin e Dortmundit Lucien Favre. Unitedi dhe Liverpooli gjithashtu kanë tentuar ta blejnë Sanchon, mirëpo Dortmundi i kërkon mbi 100 milionë funte për të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...