Flet Isa Mustafa: “Jo”në e VV’së nuk e konsideroj zyrtare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas letrës që i ka dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka thënë se nuk e konsiderojnë këtë përgjigje zyrtare, pasi që sipas tij ajo përmban cilësime të cilat nuk janë të tilla.

Ai thotë se LDK-ja është e interesuar që të përmbyllë këtë proces.

“Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është zyrtare, është përgjigje zyrtare, është një letër kështu me cilësime të cilat nuk janë shumë zyrtare, ajo që mund të ju them është se ne jemi të interesuar që ta përmbyllim këtë proces, mos të vazhdohet akoma kjo agoni, do të mundohemi që të punojmë maksimalisht, kërkoj që edhe VV të jap kontributin e saj”, shton Mustafa, teksa, ka thënë se nuk mund të instruktojë LV-në se si të komunikojnë.

“Komunikim gjithmonë kemi pas direkt, unë gjithmonë shkruhem me z.Kurtin, mirëpo ne nuk mundemi që instruktojmë se si ata do të komunikojmë”, shton ai.

Mustafa thotë se nëse e thirrin mbledhjen e Këshillit do të diskutojnë për çështje të cilata ata i cilësojnë parimore, e jo për ofertën.

“Nëse e mbajmë këshillin, disktuojmë për cështje që janë parimore, por ne nuk diskutojmë në këshill elemente të letrave të subjekteve tjera politike, i kemi të përcaktuara parimet e marrëveshjes”, deklaroi lideri i LDK-së./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...