Arrestohen dy të dyshuar për ‘fajde’

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në vazhdën e hetimeve të kryera disamujore nga hetuesit kompetentë në rajonin e Mitrovicës, e që ndërlidhen me luftimin e fenomenit të fajdeve, ka intervistuar dhe më pas ka arrestuar dy të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me veprën penale “fajde”. Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

  • G. G.                           lindur me 1966                     m/k/sh
  • B. Z.                            lindur me 1979                     m/k/sh

Dyshimet rëndojnë mbi personin G. G. për dhënien e të hollave me fajde dhe në pamundësi të kthimit të të hollave me kohë, viktimës ia ka marrë 25000 euro dhe një parcelë prej 129 m².

Ndërsa sa i përket personit B. Z. në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë marrë një banesë prej 120 m² nga viktima për një vlerë të vogël të parave që ua kishte borxh.

Pas konsultimeve të nevojshme me prokurorin kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...