Forca speciale serbe për sigurinë e kombëtares në Shqipëri

PUBLIKUAR

Mediat serbe vijojnë të merren me aspekte të ndryshme të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.

“Alo.rs” shkruan në numrin e sotëm të saj “Serbia do të jetë më 8 tetor në Shqipëri.

Po kryeministri Aleksandar Vucic, a do të jetë i pranishëm në Elbasan? Edhe pse presidenti i FSS-ë, Tomislav Karaxhix, e dëshiron këtë gjë, nuk mund të flitet me siguri. Nëse me të vërtetë do të jetë ky rasti për ta parë Vuçiç si tifoz të kombëtares, do ta mësoni në këto ditë.

Shkrimi i medias serbe, “alo.rs”, që njofton shoqërimin e kombëtares serbe në Shqipëri me forcat speciale të tyre.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se Vucic vërtetë do të jetë në “Elbasan Arena”, sikurse do të bëjë homologu i tij shqiptar, Edi Rama. Ajo që është e sigurt ka të bëjë me agjencitë serbe të sigurisë, të cilat dëshirojnë që kryeministri serb ta shikojë ndeshjen në shtëpi.

Ditët e fundit kemi mësuar se në Shqipëri janë të angazhuar edhe disa pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë serbe, të cilat do të japin sot ose nesër një rekomandim nëse Aleksandar Vucic duhet të “fluturojë” për në Elbasan, apo kjo gjë mbart rrezik në vetvete. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...