Pozitën e opozitën i bashkon luksi

PUBLIKUAR

Beneficionet, luksi, mëditjet e udhëtimet zyrtare i bëjnë bashkë deputetët opozitarë me pushtetarët, pavarësisht dallimeve të mëdha që kanë në politikë. Blloku opozitar, që tashmë është bashkuar në një front të përbashkët, ka paralajmëruar për bojkotim të seancave plenare dhe mbledhjet e Kryesisë, por jo edhe udhëtimet zyrtare dhe shfrytëzimin e privilegjeve që iu ofron pozita e të qenit deputetë.

Nuk janë vetëm 20 deputetë të partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, që gjenden në udhëtime jashtë shtetit, por bashkë me ta janë edhe ligjvënësit opozitarë.

Nga gjashtë deputetët sa ka “Nisma për Kosovën”, gjysma prej tyre janë në udhëtime zyrtare jashtë shtetit. Deputeti, Haxhi Shala, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” shkuarjen e tre deputetëve të partisë së tij në vizita zyrtare.

“Shefja e Grupit, Valdete Bajrami, ka kohë që ka marrë ftesën nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ndërkaq deputetja tjetër, Shukrije Bytyqi, ka shkuar në kuadër të Komisionit, që të dyja në SHBA. Edhe deputeti, Zafir Berisha, gjendet për një vizitë zyrtare në Hungari”, ka thënë ai. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...