Opozita do ta bllokojë sërish seancën e ardhshme të Kuvendit

PUBLIKUAR

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa duhet të japin përgjigje për të dalë nga situate që është krijuar nga marrëveshjet në Bruksel, si dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe, ai thotë se është e mundur të përsëritet situata e njëjtë si në seancën e kaluar.

“Opozita e ka bërë një kërkesë konkrete dhe shumë të qartë. Qeveria dhe Kryeministri duhet ta japin një përgjigje për të dalë nga situata e krijuar me marrëveshjet. Ata duhet t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje dhe të mos bëhen shkaktar të situatave komike në Kuvend. Në rast se nuk ndodhë asnjëra prej këtyre, atëhere është e mundur që të përsëritet e njejta situatë si në mbledhjen e kaluar”, ka thënë Nitaj për Indeksonline.

Ai ka shtuar se Qeveria duhet të tregohet transparente dhe të thotë nëse do t`i korrigjojë marrëveshjet.

“Nuk mund të kalohet kjo situatë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Qeveria duhet të jetë transparente e të thotë nëse do t’i korrigjojë marrëveshjet, nëse ato do t’i sjell në Kuvend për ratifikim, apo nëse preferon që këtë çështje ta zgjidhë përmes një tryeze politike të lidërëve politikë. Kryeministri duhet ta vrasë mendjen për këtë”, ka theksuar ai.

Sipas Nitajt, normalitetin në Kuvend e ka në dorë shumica parlamentare, e jo opozita./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...