Mustafa: Bashkërendimi i proceseve me SHBA-të, rrugë që na shpie përpara

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa deklaroi të mërkurën se Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, të bëhet subjekt i barabartë në vendim-marrjen botërore dhe të përfitojë nga këto vendime. Ai tha se edhe proceset të cilat tani po i zhvillojnë po i bashkërendisin me SHBA-të dhe BE- në dhe kjo sipas tij, është e vetmja rrugë e cila na qon përpara.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa thotë se qytetarët e Kosovës meritojnë të fitojnë lirinë e qarkullimit, pa kufizim me regjim vizash, si një e drejtë themelore për zhvillim, arsim dhe prosperitet.

“Kemi shumë punë për të bërë. Kosova duhet të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, të bëhet subjekt i barabartë në vendim-marrjen botërore dhe të përfitojë nga këto vendime… Pavarësia e Kosovës duhet të njihet edhe nga pesë vende të BE-së; na nevojitet përkrahja edhe për shumë njohje tjera. Zhvillimi më i shpejtë ekonomik mund të bëhet vetëm mbi leva të bashkëpunimit politik dhe diplomatik me vendet e tjera, të shtetit që bazohet në ligj dhe në rregulla të demokracisë. Janë këto çështje, të cilat nuk mund t’i bëjmë vet, për të cilat na nevojitet përkrahja e përhershme dhe mirëkuptimi nga SHBA, vendet e BE-së dhe shumë vendeve tjera”, shprehet Mustafa.

Ai tha se të arriturat historike në ndërtimin e shtetit tonë, si rast i veçantë janë rezultat i përkrahjes së fuqishme, para se gjithash, nga SHBA-të.

“Edhe proceset të cilat tani po i zhvillojmë po i bashkërendisim me SHBA-të dhe BE- në. Kjo është e vetmja rrugë e cila na qon përpara, është rruga, të cilën e kanë përkrahur qytetarët e Kosovës me shumicën dërmuese të votës së tyre”, shprehet Mustafa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...