HTC One A9 vjen më 20 tetor?

PUBLIKUAR

Me sa duket HTC nuk e ka ndërmend që t’i lejojë rivalët sikurse LG dhe Huawei të jenë pajisjet më të përfolura të cilat do të bazohen në versionin më të ri të sistemit operativ – Android 6.0 Marshmallow.

Kjo pasi që kompnia tajvaneze ka njoftuar se modeli i saj më i ri i telefonit do të prezantohet zyrtarisht në fund të muajit tetor.

Në mesin e lajmeve të shumta dhe entuziazmit për telefonat e ri të Google në linjën Nexus, HTC ka njoftuar poashtu se do ta ketë modelin e saj të telefonit në Marshmallow dhe se i njëjti do të prezantohet më 20 tetor, konkretisht.

Kompania do ta mbajë një ngjarje mediale të cilën mund ta ndjekim me moton #BeBrilliant.

Dhe kësaj radhe besohet se bëhet fjalë për modelin e ri HTC One A9 (ndryshe i njohur edhe si Hima Aero).

Sipas njoftimeve të fundit është thënë se telefoni do të vijë me procesorin Snapdragon 617, ekranin me diagonale prej 5” në Full HD me 16GB memorie të brendshme. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...