Gashi: Limaj po shantazhohet

PUBLIKUAR

Avokati Tomë Gashi ka folur lidhur me njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës se është ngritur aktakuzë për rastin e MTPT-së.

Gashi për ‘Epokën e re’ e ka mohuar të ketë aktakuzë të re ndaj Limajt dhe ka shprehur habinë e tij me veprimin e prokurorit.

Ai ka thënë se qëllimi i EULEX-it është që vazhdimisht ta mbajë të shantazhuar Fatmir Limajn

Avokati Gashi ka thënë se momenti i publikimit të kësaj aktakuze nuk është i rastësishëm.

“Nuk mund të them se ka prova se politika ka ndikim, por sigurisht që nuk është e rastësishme që është bërë publike kjo aktakuzë tani kur po kundërshtohet procesi i dialogut me Serbinë, përkatësisht nënshkrimi i marrëveshjeve të arritura kohët e fundit në Bruksel”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...