Do të shkatërrohen mbi 105.000 fishekë

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të shkatërrojnë më shumë se 105.000 copë municioni të konfiskuara nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të MPB-së, ngjarja do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet më 29 shtator 2015, në Malin Golesh-Sllatinë.

“Shkatërrimi i municionit realizohet në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP- Projekti për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) dhe i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë. Shkatërrimi i municionit do të zhvillohet në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...