Tensioni po rritet te veteranët e luftës, nuk garantojnë protesta të qeta

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka thënë se ai me ish-bashkëluftëtarë janë duke diskutuar për mënyrat e reagimit të cilat do t’i ndërmarrin tash e tutje, në raport me mosplotësimin e kërkesave të tyre nga ana e institucioneve të Kosovës.

Ai ka theksuar se tashmë kanë filluar reagimet e ish-bashkëluftëtarëve në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që paga e veteranit të jetë 170 euro, e që sipas tij, kërkesat e veteranëve kanë qenë që kjo pagë të jetë 220 euro.

“Assesi nuk do të pajtohemi më ketë vendim. Nuk do të ndalemi. Përmes protestave dhe demonstratave do të kërkojmë atë se çfarë na takon neve. Është vështirë të kontrollohet protesta. Tensioni po rritet te veteranët e luftës. Nuk mund t’i garantojë askujt se protestat e ardhshme do të jenë të qeta dhe nuk do të eskalojnë. Nuk mund të garantojë që veteranët nuk do të tentojnë të hyjnë brenda objektit qeveritar”, ka shtuar Qeriqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...