MyShake ka dërguar paralajmërime para se të fillojë një tërmet në Kaliforni

PUBLIKUAR

Aplikacioni MyShake, që mund të paralajmërojë për ndonjë termet të mundshëm, ka dërguar paralajmërimet e para në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Nëpërmjet këtij aplikacioni që funksionon vetëm në këtë shtet, duke marrë sinjale nga aparati i regjistrimit sizmik Cholame, u ka dërguar mesazhe paralajmëruese 151 përdoruesve, para se një tërmet me magnitudë 4.3, ta godiste qytetin e tyre Bakersfield, transmeton Telegrafi.

Los Angeles Times raporton se pas paralajmërimit që pranuan, kaluan rreth tetë sekonda kur ata përjetuan dridhje të lehta nga tërmeti.

Ideja e këtij aplikacioni, është që t’i njoftojnë njerëzit, qoftë edhe disa sekonda më parë, që të kenë mundësi të ikin, të strehohen apo të mbulohen para se të fillojnë dridhjet.

Ky aplikacion, do të aktivizohet vetëm nëse ka tërmet me magnitudë mbi 4.5, ndërsa do të dërgojë paralajmërime vetëm te përdoruesit në zonat që pritet të goditen nga lëkundjet.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, që regjistron fillimet më të thella të nisjes së dridhjeve, pritet që të njoftohen përdoruesit shumë m herët dhe të shmangen tragjeditë e mundshme.

Teknologjia e MyShake, iu mundëson përdoruesve që të raportojnë eksperiencën e tyre, në mënyrë që të avancohet më shumë ky aplikacion. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...