Fillojnë shitjet e iPhone 6S dhe 6S Plus

PUBLIKUAR

Telefonat më të famshëm në botë, iPhone 6s, tashmë mund të blihen nga fansat e shumtë në 12 shtete të ndryshme të botës.

Pas prezantimit fillestar më 9 shtator, sikurse edhe është paralajmëruar fillimisht do të nisë shitjes e modeleve të reja të telefonave të Apple – iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.

Kompania pret një kërkesë të madhe nga tregu kinez, i cili këtë vit është përfshirë në raundin e parë të shitjeve, dhe duke e ditur madhësinë e tij, pritjet janë që shitjet e modeleve të reja të iPhone të rriten ndjeshëm në krahasim me vitet e tjera.

Sipas ‘9To5Mac’, Apple ka mbaruar pjesën e telefonëve që do të shiteshin online që në 12 shtator. Krahas Kinës, iPhone-ët e rinj do të shiten në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, Hong Kong, Zelanda e Re, Puerto Rico, Mbretëria e Bashkuar dhe Singapor.

Në pritje të provës së tregut, telefonët e Apple kanë kaluar testin e ekspertëve, të impresionuar nga funksioni 3D Touch, një program që i përgjigjet komandave të ndryshme, sipas presionit që ushtrohet mbi ekran. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...