Gjakova me sheshin e ri “Ali Podrimja”

PUBLIKUAR

Sot në Gjakovë përuruam sheshin më të Ri të qytetit, sheshin “Ali Podrimja”. Gjakova do ta mbajë në zemër edhe shumë gjatë, birin e saj, birin e Kosovës, i cili tash do të jetë qendër a aktiviteteve krijuese dhe artistike.
I vendosur pranë shkollës së parë shqipe dhe shkollës së muzikës, rrëzë kullës së Sulejman Vokshit dhe bri lumit Krena, Ali Podrimja do të kujtohet ashtu sikur jetoi, me këngë dhe vargje dhe frymëzim për tjerët.
Falenderim i veçantë për fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe z. Behgjet Pacolli për përkrahjen e pakursyer në realizimin e këtij sheshi.
Gjakova ka nevojë për investime dhe pasurim shpirtëror dhe mbajtja e vazhdimësisë me rrënjet tona, vetëm sa e lartëson të tashmen, ka shkruar Mimoza Kusari Lila, transmeton LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...