Vetëvendosje: Mustafa po i quan qytetarët e ‘padijshëm’

PUBLIKUAR

Vetëvendosje njoftoi të premten se Policia e Kosovës ka filluar t’i pengojë aktivistët që të mbledhin peticione.

“Sot, gjatë orës 13:00, policët ushtruan presion ndaj aktivistëve për rreth një ore duke ju thënë që nuk keni të drejtë të qëndroni këtu. Aktivistët nuk u larguan, ndërsa policët vazhdonin të bënin presion. Para disa ditësh, Isa Mustafa frikësohej nga fletushkat dhe parullat. Arrestonte aktivistë për këto veprime. Kur ky kryeministër e pa se qytetarët po nënshkruhen masivisht, filloi t’i quaj ‘të padijshëm’. Tash kur po e sheh që numri i nënshkrimeve veq po rritet, gjë që flet se kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh ka filluar të përdor armën e vetme që i ka mbetur: represioni policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...