Veseli – opozitës: Ballafaqohuni me argumente, mos bllokoni Kuvendin

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka ftuar deputetët e opozitës që të mos e bllokojnë Kuvendin, por të ballafaqohen me argumente.

Sipas tij, nëse mbyllet debati në Kuvend nuk do të ketë mundësi për shpalosje të argumenteve.

“Nëse nuk i shprehin pakënaqësitë e tyre në Kuvend, unë nuk e di ku do t’i shprehin këto pakënaqësi”, tha Veseli për RTK’në.

Debati sipas tij është zgjidhja e vetme për zgjidhjen e mospajtimeve aktuale në mes të opozitës dhe pozitës.

Veseli tha se edhe ai vetë është i interesuar të dijë më shumë për disa çështje të marrëveshjeve të fundit në Bruksel.

Kryeparlamentari Veseli dha edhe disa detaje se si është ballafaquar dje me opozitën.

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...