Këtë vit shënohet rënie e trafikimit me substanca narkotike

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës bëri të ditur këtë vit është shënuar rënie e trafikimit me substanca narkotike. Për dallim nga viti 2014 ku janë shënuar 354 raste të trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike, sivjet janë shënuar 207 raste.

Bazuar në statistikat e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë të Policisë së Kosovës dhe krahasimet me vitin paraprak ka një ulje të rasteve dhe personave të dyshuar me trafikimin dhe abuzimin me substancë narkotike.

Në vitin 2014 janë shënuar 354 raste dhe të arrestuar janë 385 persona, ndërsa në këtë vit deri më tani janë shënuar 207 raste dhe 206 arrestim.

“Janë konfiskuar 1179.73 gr heroinë, 608198.8 gr marihuanë, 20888.9 gr kokainë në vitin e kaluar, ndërsa deri më tani në këtë vit janë konfiskuar 8631.23 gr heroinë, 49124.65 gr marihuanë, 36.8 gr kokainë”, bën të ditur Policia për Telegrafin

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...