Apple Music bën 15 milionë përdorues

PUBLIKUAR

Në gusht të këtij viti ishte thënë se Apple Music ka 11 milionë abonentë dhe tani sipas një raporti të fundit, shërbimi i ri i Apple për streaming të muzikës ka arritur të ketë 15 milion abonentë.

Kur Apple Music filloi, kompania ofroi një mundësi për përdorim falas të shërbimit për tre muajt e parë, abonim i cili do të përfundojë më 30 shtator.

Por do të jetë interesante të shihet se sa shumë abonentë në Music do të ketë Apple pas kalimit të periudhës kur shërbimi të përfundojë në variantin pa pagesë.

Sipas New York Post rreth gjysma e 15 milionë abonentëve të Apple nuk e kanë fikur shërbimin e Apple Music, që do të thotë se shumë prej tyre mund të konvertohen në abonentë me pagesë pas datës 30 shtator.

Apple Music ofron një tarifë mujore prej 9,99 dollarësh për një llogari të vetme dhe 14,99 për një llogari familjare në shërbimin e tyre të muzikës. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...