Tërnava: Projektligji për fetë nuk është ai që kemi pritur

PUBLIKUAR

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur vërejtjet e tij rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se BIK-u dëshiron një ligj që njeh fetë, bashkësitë fetare tradicionale dhe që ruan trashëgiminë shpirtërore, kulturore e fetare të krijuar këtu me shekuj më herët.

“Drafti që është miratuar në Qeveri nuk është ai që kemi pritur”, është shprehur Tërnava.

Myftiu ka folur edhe për refugjatë sirianë, duke i ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të bëjnë çfarë të munden për strehimin e tyre.

Tërnava ka thënë se festa e Kurban Bajramit Kosovën këtë herë po e gjen me shumë arritje, por edhe me shumë sfida. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...