Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së nuk arriti të bëhet deputet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme ka shpallur rezultatet përfundimtare të gjashtë tetorit.

Partia e Haradinajt që ishte pjesë e Qeverisë doli e katërta në zgjedhje së bashku në koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit.

AAK-PSD arriti ti fitojë 14 deputetë në legjislaturën e re, por që jashtë Kuvendit mbeti ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie në legjislaturën e kaluar, Ahmet Isufi, shkruan Gazeta Express.

Isufi në listën e koalicioni AAK-PSD kishte numrin 17 dhe në zgjedhje ka arritur të marrë vetëm 3 mijë e 949 vota të pamjaftueshme për tu bërë deputet i Kuvendit.

AAK-PSD koalicioni 100 për qind Kosovë ka fituar 96 mijë e 883 vota ose 11,477 për qind.

Ky koalicioni ka dalë subjekti i parë në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...