Një zarf me plumb nga Serbia dërgohet në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës

PUBLIKUAR

Medium boshnjak “klix.ba”, raporton se sot në ndërtesën e Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës ka mbërritur një pako me një zarf nga Serbia që brenda kishte pasur një plumb.

Sipas informatave të para thuhet zarfi që mbante një plumb brenda kishte ardhur nga Beogradi, dhe ajo dërgesë ishte pranuar nga Zyra për Shërbime të Përbashkëta të Institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Adresa e marrësit të zarfit ishte Parlamenti, rruga Trg BiH 1, megjithatë nuk është treguar saktësisht se për kë ishte dërgesa.

Lidhur me këtë tashmë po merren edhe policia dhe autoritetet boshnjake, për të zbuluar se kush ka qenë dërguesi i zarfit dhe cili është ‘mesazhi”.

Plumbi mësohet të ketë qenë i kalibrit 7.65.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...