Hashim Thaçi-opozitës: Po mundoheni të ngjallni frikë!

PUBLIKUAR

Zëvendës kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sjelljeve të sotme të partive opozitare:

“Në po këtë ditë, opozita me sjelljet e veta në Kuvendin e Kosovës vë në pikëpyetje tërë këto të arritura dhe kthen frikën tek qytetarët dhe tek miqtë ndërkombëtarë se dhuna do të ndalë përsëri hovin e Kosovës. Frika dhe dhuna më nuk kanë vend në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sjellja e sotme e deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës nuk është aspak në dobi të qytetarëve të vendit tonë. Sot u cenua Kuvendi, por edhe Kryeministri dhe e tërë Qeveria e Republikës së Kosovës. U cenua demokracia dhe pluralizmi. Por, mbi të gjitha sot u cenua qytetari i Kosovës dhe e drejta e tij për t’u informuar.

Opozita nuk është e gatshme të ballafaqohet me forcën e argumenteve, prandaj po kërkon të shfrytëzojë argumentin e forcës. Në kohën kur Kosova po vlerësohet nga miqtë e saj në botë se po promovon dialogun dhe stabilitetin, opozita në Kosovë bën të kundërtën duke ndalë dialogun dhe duke kërkuar jostabilitet.

Pushteti fitohet vetëm me vota e me alternativa politike dhe jo me bllokim të institucioneve. E tërë kjo vjen mu në ditën kur në Bruksel, Komisioneri Hahn lavdëron Kosovën për arritjet e bëra në Procesin e Stabilizim-Asocimit dhe të liberalizimit të vizave. Në po këtë ditë, opozita me sjelljet e veta në Kuvendin e Kosovës vë në pikëpyetje tërë këto të arritura dhe kthen frikën tek qytetarët dhe tek miqtë ndërkombëtarë se dhuna do të ndalë përsëri hovin e Kosovës. Frika dhe dhuna më nuk kanë vend në Kosovë. HTH

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...