Beqiri: Sjellje e opozitës s’kanë të bëjnë me demokraci

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri sjelljen e sotme të opozitës e ka quajtur jo demokratike.

Ai nuk i komentoi deklaratat e Donika Kadajt-Bujupi, duke thënë se sjelljet e saj nuk ia vlen të komentohen.

Beqiri tha se sjelljet e opozitës s’kanë të bëjnë me demokracinë, për të tepër sipas tij, kjo tregon se ata nuk kanë zgjidhje tjetër, alternativa tjera dhe nuk kanë nerva të dëgjojnë mendimin ndryshe.

Sipas tij, javën e kaluar opozita e ndërpreu seancën për shkak të mosraportimit, ndërsa kësaj here për shkak të raportimit.

Këtë logjikë, Beqiri e quajti të mbrapshtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...