Shtime, rregullonet infrastruktura te “Pishat”

PUBLIKUAR

Në fillim të këtij muaji, ka nisur faza e dytë për rregullimin e infrastrukturës te Pishat e Shtimes. Sipas mbikëqyerësit të këtij projekti z. Fatmir Rexhepi, përgjegjës i Sektorit për Ndërtim në Drejtorinë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, vlera e këtij projekti është 24.150 euro, i cili financohet nga buxheti i Komunës së Shtimes, ndërsa punimet është duke i kryer NTP “Ardhmëria” nga Shtimja. Ai tregon se me këtë projekt, do të ndërtohet me zhavor staza për këmbësor në gjatësi prej 550 metra, e cila do të jetë e gjërë 2 dhe 3 metra. Po ashtu, thotë Rexhepi do të vendosen përreth dhe brenda pishave 10 ulëse për vizitorë, ndërkaq në rrugën “Tahir Sinani”, nga Shkolla Fillore “Emin Duraku” deri te rrethrrotullimi në Belinc do të vendosen 26 shtylla metalike për ndriçim publik. Kohëzgjatja e punimeve, sipas kontratës është 120 ditë pune, kështu që brenda këtij viti do të përfundojnë punimet. Ky investim do t’i jep një pamje madhështore kësaj zone rekreative të qytetit të Shtimes.

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...