Peticioni s’është “kandar” për opozitën

PUBLIKUAR

Peticioni kundër marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk vlerësohet të jetë “kandar” që mat fuqinë e bllokut opozitar për protestat e ardhshme që pritet të organizohen.

Tri partitë politike opozitare nga dita e premte janë bashkuar rreth nismës për nënshkrimin e peticionit përmes të cilit po kundërshtohen marrëveshjet e arritura nga Qeveria e kryeministrit, Isa Mustafa, në Bruksel më 26 gusht, që ka gjetur mbështetjen e gati 50 mijë qytetarëve.

Por, ky numër kaq i madh i qytetarëve nuk nënkupton mbështetjen e tyre për protestat e ardhshme dhe për këtë është e vetëdijshme edhe vetë opozita.

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, i tha gazetës “Zëri” se peticioni nuk shihet si “peshore” që mat fuqinë e opozitarëve për organizimin e protestave të ardhshme. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...