Burgjet e Maqedonisë si në filma horror

PUBLIKUAR

Për disa kohë disa shoqata qytetare janë duke informuar për gjendjen e tmerrueshme në burgjet e Maqedonisë dhe kushtet çnjerëzore në të cilat të burgosurit vuajnë dënimin e paraparë.

Në burgjet ka një erë e keqe që është e padurueshme, pajisjet e higjienës janë diçka lukzose, dhe dhomat janë terren i përshtatshëm për përhapjen e mikrobeve, transmeton TetovaSot.

Imazhet që janë shfaqur në internet, shihen pamjet që janë të ngjashme me skena të një filmi horror, dhe paraqesin jetën e përditshme të të burgosurve.

Burime të afërta të “centarneës” me të burgosurit pohojnë se ka ndarje të të burgosurve në dy kategori, ata që bashkëpunojnë me drejtorin dhe kanë të gjitha të drejtat, dhe ata që refuzojnë të bashkëpunojnë me udhëheqjen e korruptuar dhe janë në kushte që janë larg nga normalja.

Për shkak të papastërtisë së madhe, shëndeti i të burgosurve është në gjendje kritike, dhe ndihma mjekësore aspak nuk u jepet edhe pse është e garantuar ligjërisht.

Ndryshe 90% e të burgosurve janë në grevë urie në të gjithë burgjet e Maqedonisë, për shkak të kushteve të këqija./Zhurnal.mk

burgu 2 mk

burgu 3 mk

burgu 4 mk

burgu 5 mk

 

burgu 6 mk

burgu 7 mk

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...