Mbi gjashtë milion njerëz, pritet të marrin pjesë festivalin më të madh të birrës “Octoberfest”

PUBLIKUAR

Në Munih të Gjermanisë, kanë filluar të shkojnë njerëz nga vende të ndryshme të botës, që të jenë pjesë të edicionit të 182-të të Octoberfest.

Për dy javë, pjesëmarrësit kanë mundësi të shëtisin, të shkojnë nëpër koncerte dhe paraqitje tjera artistike, të hanë dhe të pinë birra pa kufij.

Festivali me traditë bavariane, ka filluar kur Dieter Reiter e ka hapur barelin e parë të birrës dhe ju ka ofruar “njerëzve paqësor”.

Prej atëherë, për çdo vit është zhvilluar festivali, ku të gjithë janë të veshur me rrobe tradicionale, që quhen Tracht.

Meshkujt veshin lenderhosen, pantallona të shkurtër nga lëkura, me kolona dhe këmishë me kuti.

Veshja e femrave e quajtur dendrit, ka pësuar një ndryshim nga tradicionalja, sepse dekolteja tash është shumë e hapur.

Këto veshje femrash, shoqërohen me korse shumëngjyrëshe dhe funde me përparëse.

Megjithëse Octoberfesti ka filluar 205 vjet më parë, ky është edicioni i 182-të, sepse pjesërisht është ndërprerë në mes të dy luftërave botërore, dy shpërthime kolerash, invazionit të Napoleon Bonapartës në Bavari dhe një hiperinflamacioni në vitin 1920. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...