Edhe Haxhiu i kundërpërgjigjet Graincës: Je servil për përfitime financiare!

PUBLIKUAR

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj postimit të deputetit të LDK-së, Blerim Graincën, ku fliste për “loparë e proletarë”.

“Gjuhën e ulët të Isa Mustafës, po e përcjellin me servilitet të lartë deputetët e tij. Derisa Isa i quan kundërshtarët ‘gomarë’ kurse qytetarët të ‘padijshëm’, Blerim Grainca përdor fjalën ‘lopar’ për ata që po e mbrojnë Republikën.

S’kanë faj! Kur Qeveria nuk ka argumente për t’i mbrojtur veprimet e veta, përdor gjuhën e ulët, etiketimet, kërcënimet dhe policinë.

Blerim Grainca e ka nuhatur që duke u sjellë si shefi i tij, duke qenë servil dhe sahanlëpirës i tij, mund të ketë përfitime edhe financiare, sikur djemtë Isës”, ka shkruar ajo në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...