Daka: Komisionerët e prishën procesin zgjedhor, s’ka bazë ligjore për rinumërim total

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se 6 tetori ishte ditë fantastike sa i përket votimit dhe administritmit të procesit, por sipas saj komisioneret janë ata që po e prishin procesin tash.

Daka tha se ajo që e kanë bërë disa komisionerë është punë e pistë, sepse për shkak të punës së tyre me tendencë për të deformuar votën, do të ketë rinumërim të shumë kutive të votimit.

“Lufta brenda llojit për kandidatët e partive është e pistë, sepse është provuar të bëhen allashvërishe të ndryshme”, ka deklaruar Daka, për RTK.

Ajo ka thënë se kur të përfundojë procesi do të dihet saktë se kush ka provuar të deformojë vullnetin e qytetarëve, dhe do të ketë kallëzime penale për ata komisionerë që kanë provuar të bëjnë gjëra të tilla.

“Janë shumë komisionerë që janë dënuar në të kaluarën, dhe me gjasë edhe shumë të tjerë do të hetohen”, deklaroi Daka.

Kryetarja e KQZ-së, tha se ky institucion nuk ka rinumëruar kuti votimi me kërkesë të asnjë subjekti politik por për shkak se QNR-ja ka vërejtur një gabim në formular.

Sipas saj KQZ-ja nuk ka asnjë arsye për të vendosur për rinumërim total, sepse s’ka bazë ligjore për këtë.

Sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ajo tha se për ligjshmërinë e tyre do të vendosin organet që po e hetojnë rastin, kurse procesin e votimit të diasporës e ka quajtur lehtë të kompremetueshëm.

Sipas të gjitha gjasave, sipas kryetarë së KQZ-së, përfundimi i këtij procesi do të ndodhë diku në fund të këtij muaji ose në fillim të muajin nëntor.

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...