Në një video që do t’ju impresionojë, shihet Manoel Izo, duke e shëtitur vajzën e tij njëzet muajshe, në patericën e tij.
Kjo është metoda të cilën 43-vjeçari me probleme fizike, e ka përdorur edhe më parë, me dy fëmijët e tij, që tash janë 11 dhe 13-vjeçar, transmeton Telegrafi.
Mësohet se Izo duhet të ec me ndihmën e patericave, pasi njërën këmbë e ka të paralizuar që nga mosha e fëmijërisë.
Video që e tregon atë duke e shëtitur vajzën Esther Souza, është publikuar në internet, ku ka marrë shumë komente pozitive. /Telegrafi/


