Në Drenicë votohet edhe për partitë serbe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në Drenas, ndonëse nuk jeton asnjë familje serbe, pothuajse të gjitha subjektet politike serbe kanë fituar vota, ndërkaq në Skenderaj, partitë politike serbe kanë fituar 150 vota. Në Drenas dhe në Skenderaj ngadhjeu PDK-ja me 65.13 për qind të votave, përkatësisht me 76.21 për qind të votave të qytetarëve. Në Skenderaj 1.758 fletëvotime të pavlefshme. Fajtori kryesor që PDK shkon në opozitë, përçarjet e mëdha dhe Kadri Veseli, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e tretë në Kosovë me vetëm 21.3 për qind të votave të fituara, por në dy komunat e Drenicës, Drenas dhe Skenderaj, PDK-ja ka fituar bindshëm përballë subjekteve politike të tjera.

Se PDK-ja nuk i ka punët mirë është ditur edhe më herët, pasi që përçarjet e mëdha në të dy degët, të cilave u ka kontribuar edhe vetë Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, gjatë fushatës zgjedhore ishin thelluar edhe më shumë.

Pak para zgjedhjeve, një prej njerëzve kryesor të PDK-së në Drenas, Naim Bazaj, është detyruar të largohet nga partia, i pakënaqur me rrjedhen e zgjedhjeve të brendshme, pasi që nuk ishte zgjedhur kryetar i degës, ndonëse zyrtarët më të lartë të PDK-së i kishin premtuar atij drejtimin e degës në katër vitet e ardhshme, shkruan më tutje “Zëri“.

Bazaj gjithashtu nuk ishte pajtuar me punën e kryetarit Ramiz Lladrovci, të cilin e kishte cilësuar si njeriun që “ka degraduar PDK-në dhe si njeriun që PDK-së ia ka humbur besimin tek populli”

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...