Pse Facebook-u na njoftoi sot se ka zgjedhje në Kosovë?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote po votojnë sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, për të zgjedhur 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po e vëzhgojnë edhe 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Ndryshe nga herët tjera, këtë herë edhe rrjeti social Facebook i ka kushtuar vëmendje ditës së zgjedhjeve. Për herë të parë në Kosovë, Facebook-u i njoftoi përdoruesit për ditën e zgjedhjeve me njoftimin: “Është dita e zgjedhjeve! Informohu rreth votimit dhe shpërndaje që votove”, shkruan Gazeta Express.

Si funksionon vegla e zgjedhjeve në Facebook?

Në qendrën e ndihmës të Facebook-ut, ekziston një shpjegim pse shohim një njoftim të tillë rreth votimit. Në përshkrimin zyrtar të rrjetit social, thuhet:

“Mund të shihni përkujtues në ditën e zgjedhjeve se është koha për të votuar. Këta përkujtues mund t’ju ndihmojnë të zbuloni se si të regjistroheni, çfarë të prisni në ditën e zgjedhjeve dhe ku është vendosur vendi juaji i votimit. Ne i dërgojmë këto njoftime sepse duam t’i ndihmojmë të gjithë të ngrenë zërin e tyre gjatë zgjedhjeve. Ne nuk paguhemi për këto njoftime. Ne ju tregojmë atyre njerëzve se janë mjaft të rritur për të votuar, pa marrë parasysh kë e mbështesin”.

Njoftimi i Facebook-ut se ka zgjedhje në Kosovë tregon numrin e njerëzve që kanë votuar (dhe kanë bërë status për këtë) së bashku me informacionet e tjera për zgjedhjet, duke u lidhur në mënyrë automatike me ueb-faqen zyrtare të KQZ-së.

I pyetur nga Gazeta Express se nëse Facebook-u ka qenë i lidhur me KQZ-në në ndonjë formë për të lëshuar këtë njoftim, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mohoi se KQZ-ja ka të bëjë me këtë.

Duket se algoritmi i Facebook-ut, duke u bazuar në atë se çfarë postojnë mediat, në mënyrë automatike e di për ditën e zgjedhjeve në një vend të caktuar dhe lëshon një njoftim të tillë. /Express

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...